Hajdin Salihu është thirrur nga trajneri Bushi në grumbullimin 10 ditor që ekipi i Shpresave është duke bërë në kompleksion “Tropial”. Kombëtarja po vazhdon me përgatitjet intensive ndërsa do të luajë në ditën e nesërme miqësore me Tiranën.
Salihu ishte një risi nga ana e Bushit, teksa mbrojtësi i ri debutoi me Lokomotivën e Zagrebit dhe la fanellën e Kosovës. Por si ndihet futbollisti me ngjyrat kuqezi? “Ftesën e Kombëtare Shqiptare e kam pritur mirë nga pjesa emocionale. Është kënaqësi të jesh pjesë e U-21 të Shqipërisë, për mua është nder dhe krenari që të vesh fanellën kuqezi. Besoj se e ka ëndërr çdo futbollist shqiptar që të mbaj këtë fanellë”, u shpreh Salihu në konferencë. /Sport Ekspres/