Ndryshimi i trajnerit është një motivim shtesë! Shqipëria “vuan” mungesat në sulm, është shansi i Muçit, Skukës dhe Xhixhës

Shqipëria është bërë me trajner të ri. Shkolla italiane u mbyll bashkë me përfundimin e kontratës së Rejës. Tashmë, shqiponjat do të udhëhiqen një brazilian, Silvinjo. Ndryshimi i trajnerit është një motivim shtesë për lojtarët, të cilët duhet të japin më të mirën e tyre për të fituar pozicionin e titullar.

Fati këtë herë ka bërë që Kombëtarja të vuajë në sulm. Armando Broja është mungesa e madhe e kuqezinjve. Përpos tij edhe Manaj ra pre e një dëmtimi disa muaj më parë, ndërsa Cikalleshi tashmë ka zgjedhur të luajë në Arabinë Saudite, një ligë që nuk është në lartësinë e kampionateve europiane.

Nisur nga mungesat e shumta, fati i buzëqesh Muçit, Skukës dhe Xhixhës. Të tre sulmuesit kanë shansin e artë për të dëshmuar aftësitë e tyre në sytë e Silvinjoës dhe për të veshur fanellën kuqezi në këto kualifikuese për Euro 2024. Muçi zotëron një bagazh të madh teknik, mjaft të përshtatshme për lojën e brazilianëve, ndërsa dy xhevahirët e “Abissnet Superiore“-s po shkëlqejnë këtë sezon me fanellat e Partizanit dhe të Tiranës./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online