Bordi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) ka miratuar një rregullore të re për goditjet e penalltisë që fokusohet te portierët. Ky konsiderohet të jetë një rregull që synohet kundër portierëve të tillë si Emiliano Martinez i Argjentinës, i cili ka ngacmuar dhe ndërhyrë në mënyra të ndryshme lojtarët kundërshtarë gjatë ekzekutimit të 11-metërshave. Argjentinasi e bëri këtë me shumë sukses gjatë Kupës së Botës në Katar, por nuk do ta bëjë dot në të ardhmen.
IFAB ka ndryshuar Rregullin 14, gjë që e bën gjithnjë e më të vështirë për portierin të veprojë kur përballet me një penallti. Rregullat e reja nuk iu përshtatën mirë disa portierëve. Mike Maignan, portieri i Milanit dhe portieri i ri i kombëtares franceze, ka ironizuar pas kësaj. “Rregullat e reja të IFAB për goditjet e penalltisë në vitin 2026: “Portierët duhet të kthehen me kurriz në momentin e penalltisë”, shkruan francezi. /Sport Ekspres/