Ndryshimi i mentalitetit dhe besimi te djemtë tanë, Shqipëria do provojë gjithçka kundër Anglisë

Shqipëria do të luajë “ndeshjen e luksit” ndaj Anglisë, përsh kak se kundërshtari është i kalibrit botëror. Fatkeqësisht për trajnerin Reja, Kumbulla nuk do të luajë për shkak të një dëmtimi në stërvitje. Megjithatë, reparti i mbrojtjes do të mbulohet nga Veseli, Gjimshiti dhe Ismaili.

Gjimshiti do të jetë në “zemër të mbrojtjes” ku do të markojë “xholin e Anglisë”, Harry Kane. Mbrojtësi i Atalantës po kalon një formë të shkëlqyer tek skuadra e tij, ku është titullar i padiskutueshëm. Edhe Ismajli është mjaft i saktë në ndërhyrjet e tij tek Spezia, duke garantuar besim për teknikun italian pasi ka futur në xhep Lukakun dhe Ibrahimovic në Seria A.

Këtë herë ajo që duhet të ndryshojë është mëndësia dhe mentaliteti ynë. Ashtu siç edhe Lala do të shprehej për “Sport Ekspres”: “Në Shqipëri pyesin, sa gola do të hamë këtë herë”. Padyshim që kjo mënyrë e të parit të ndeshjes është “vetëvrasje”.

Sigurisht që duhet të jemi të ndërgjegjshëm se përpara kemi një kundërshtar me kalibër botëror dhe futbollistë që mund ta zgjidhin në çdo moment përballjen në saj të lëvizjeve të tyre individuale. Por nga krahu tjetër duhet të kemi besim absolut te ky grup lojtarësh që ka Shqipëria se do të tentoj t’ia dalë për t’i bërë jetën e vështirë Anglisë, me synimin për të dalë me pikë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online