Ndryshime rrënjësore te Kukësi, disa biznesmenë kërkojnë të blejnë aksionet e klubit

Kukësi gjendet në një situatë të vështirë. Pas krizës së rezultateve në sezonin e shkuar, tashmë verilindorët pritet të pësojnë ndryshime rrënjësore në kupolën drejtuese. Familja Gjici pritet të heqë dorë nga pronësia e klubit dhe interesimet për të blerë aksionet e tij nuk mungojnë.

“Supersport”-i bën me dije se disa biznesmenë kuksianë janë të gatshëm të blejnë aksionet e klubit verilindor. Kujtojmë se familja Gjici zotëron 87.5% të aksioneve, ndërsa 12.5% të tjera janë në pronësi të Marsel Brakës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *