Situata e papreçedentë që bota po kalon ka dhënë pasojat e saj edhe në futboll. Klubi i Partizanit ka marrë vendimin për të mospaguar pjesën dërrmuese të rrogës për lojtarët e vetë në këtë periudhë. Sipas asaj që raporton edhe “Neësport“ drejtuesit e klubit kryeqytetas u kanë dërguar edhe një dokument punonjësve të tyre, ku i njohin me vendimin e marrë nga krerët e ekipit.
Ndërkohë lojtarëve dhe personave të tjerë të punësuar në radhët e Partizanit do u paguhen nga ana e këtyre të fundit vetëm sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore si dhe paga bazë. Ndërsa pjesën e tjetër të pagesës së shpërblimit për të drejtat e imazhit dhe ato të konsulencës. Vendimi do të zbatohet për muajin mars e do të zgjasë po aq sa situata e krijuar nga Covid-19. Kështu rroga lojtarët do të humbin pjesën më të madhe të pagesës, teksa pjesa dërrmuese e rrogës së tyre vjen në formën e shpërblimeve dhe të pagës së konsulencës, që në këtë periudhë kaq të vështirë do u mohohet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/