Ndryshime në listën e Kombëtares, Reja i plotëson ëndrrën talentit të kuqezinjve

Edi Reja ka vendosur të bëjë ndryshime në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve. Më në fund ëndrra bëhet realitet për një nga talentet e kiqezinjve, Endri Çekiçin. Futbollisti 23-vjeçar ka shkëlqyer me Olimpjan e Ljubjanës në Slloveni, ku i ka mahnitur të gjithë me golat e tij.

Shpesh herë në listën e pritjes, por asnjëherë në listën e parë, momenti për Çekiçin vjen tani. Diçka të tillë Edi Reja e paralajmëroi edhe në konferencën e djeshme për shtyp, ku u shpreh se do të shqyrtonte gjendjen e Laçit, i cili kishte një lëndim, dhe më pas do të vendoste nëse do të thërriste Endri Çekiçin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *