Mesi dëshiron largimin, sulmuesi që i prishi ëndrrën Manajt kërkon t’i marri numrin 10

Te Barcelona është ngritur një çështje e nxehtë kohët e fundit, teksa një simbol i klubit si Lionel Mesi ka kërkuar largimin. Një luftë e ftohtë ka nisur mes lojtarit dhe skuadrës katalanase, që nuk bëjnë hap pas në vendimet e tyre. Por në një moment të tillë kur Barcelonës i kanë nisur dhimbjet e kokës dhe i duhet të zgjidhë një telash të tillë për të mbajtur argjentinasin në “Camp Nou”, dikush tjetër ka nisur të thuri planet për largimin e Mesit.

Është pikërisht sulmuesi që i prishi ëndrrën Rei Manajt, Braithwaite, teksa me mbërritjen tij i hoqi të gjitha shanset për debutim. Danezi u afrua në muajin shkurt, pasi katalanasit ishin në vështirësi në repartin ofensiv, ndërsa tashmë mediat spanjolle raporton se kërkon të mbajë në fanellë numrin 10 të Leo Mesit. Diçka e tillë është ajo që më pak pritej nga Barcelona, që e ka mendjen tjetërkund./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online