Ndryshe nga të tjerët pas kalimit në Suedi, Besfort Zeneli tregon modelin që ka në futboll: Vëllain tim!

I riu nga Kosova, Besfort Zeneli iu bashkua vetëm pak ditë më parë skuadrës së Elfsborgut në Suedi, në të cilën më parë kishte luajtur edhe vëllai i tij, Arbër Zeneli, që tashmë aktivizohet tek skuadra e Reims në Francë. Në një intervistë për “Insport”, Besfort deklaroi se është mjaft i lumtur për këtë transferim. Ai gjithashtu deklaroi se vëllai i tij, Arbëri, është idhulli i tij.

“Kam pas dëshirën për të luajtur tek Elfsborg edhe kan punuar shumë për të arritur këtu ku jam. Që kur kam qenë i vogël vëllezërit e mi  kanë luajtur, babai im ka luajtur, e tërë familja jemi futbollistë dhe gjithçka te mua ka nisur prej familjes. Vëllain tim, Arbërin gjithmonë e kam pasur si idhull, gjithmonë kemi luajtur bashkë në fushën e futbollit të qytetit ku kemi banuar.  Endërrat i kemi pasur të njëjta, tani të shohim si do na shkojë të dyve” – u shpreh Besfort Zeneli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online