Ndryshe nga e zakonshmja/ Gasperini nuk shfaqet para ndeshjes me Milanin, presidenti i klubit: I thashë unë, nuk ka pasarelë

E gjithë vëmendja e Serisë A do të jetë në përballjet mes Atalanta-Milan, Bologna-Juventus dhe Napoli-Verona. Këtu do të vendoset sa i përket dy ekipeve që do të shkojnë në “Champions League” me Napolin që është më i avantazhuar, ndërsa bileta tjetër mbetet që të ndahet mes Milanit dhe Juventusit. Kush do ta marrë? Mbetet të shihet! Ndërkohë ajo që ka tërhequr vëmendje në Itali është se trajneri Gasperini nuk ka dalë para gazetarëve ashtu siç ndodh gjithmonë për të zhvilluar konferencën për shtyp. Presidenti i klubit të Atalantës u shpreh se kjo ishte një zgjedhje e tij.

“Unë personalisht e pyeta trajnerin nëse mund të mbaja konferencën për shtyp në emër të klubit sepse duket e drejtë të flasësh në fund të një sezon tjetër i jashtëzakonshëm. Ne i falënderojmë sinqerisht të gjithë për gjithçka që kanë bërë, trajnerin dhe lojtarët. Ata kanë arritur diçka të jashtëzakonshme. Prandaj, një zgjedhje e rënë dakord absolutisht dhe jo e lidhur me ndeshjen kundër Milanit. Një sfidë në të cilën Atalanta nuk ka ndërmend të bëjë “pasarelën” klasike, por dëshiron të luajë në maksimum për të siguruar vendin e dytë me gjithë respektin e duhur për Milanin që po luajnë për Champions League”, u shpreh presidenti i klubit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *