Ndreu: Mbrojtja ishte shumë keq

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, ka pranuar se humbja ndaj Partizanit erdhi për atë fillim të dobët të ndeshjes, duke kritikuar hapur mbrojtjen.

“Në pjesën e parë bëmë shumë gabime, mbrojtja ishte në gjendje mjaft të keqe. Për fat shënuam një gol me Plakun dhe në pjesën e dytë u përmirësuam, por rastet që krijuam nuk i shfrytëzuam, nuk kemi lojtarë me nuhatje para porte. Partizani nuk është në gjendjen e vet më të mirë dhe mund të bënim diçka më shumë, por futbolli kështu e ka, pësuam dy gola të shpejtë dhe nuk mundëm të barazonim. Kishim gjithë javën që ia përsërisnim skuadrës si duhej të sillej në fushë dhe të priste me qetësi, por ndeshja mori për keq shumë shpejt, ata shënuan dy gola dhe ndryshoi gjithçka.

“Përforcimet? Nuk janë në gjendjen më të mirë fizike, presim që të arrijnë maksimumin. Edhe Fili debutoi sot, por në të ardhmen do të përshtatet me ekipin dhe besoj se do të përmirësohet gjithçka.

Gabimet nga Lelis? Nuk është në formë perfekte fizike dhe për këtë arsye e ndërrova. Shpresoj të përmirësohet, sepse sot gaboi sidomos te goli i dytë, por edhe Kuqi nuk u vendos si duhej”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online