“Ndonjëherë pyes veten se përse Sarri e bën këtë”! Legjenda e Holandës: De Ligt luante djathtas te Ajaksi

Nga Klaudio Ndreca

De Ligt mund të quhet si një blerje që nuk i përmbushi pritshmëritë te Juventusi. Pas një sezoni brilant te Ajaksi dhe ku mbërritën në gjysmëfinalen e “Champions League”, mbrojtësi do të merrte avionin për të shkuar në Torino.

Por paraqitje me shumë luhatje dhe stolin gjeti te kampionët e Italisë. Sigurisht që llogaritë shkuan shumë më ndryshe, ndërsa tifozët pyesin se çfarë nuk po shkon me De Ligt. Legjenda e Holandës dhe më saktësisht i prapavijës, Ruud Krol, shprehet se futbollisti 20-vjeçar luante në tjetër pozicion te Ajaksi duke mos e kuptuar zgjedhjen e Sarrit.

“Sigurisht që nuk është e lehtë për lojtarin, është shumë i ri dhe ndryshoi ambientin. Në Itali është edhe më e vështirë. Por ishte duke ecur më mirë, po e shijoja me ndeshjet e tij. Jam i bindur që ka cilësi të mëdha, por edhe shumë vend për përmirësim. Ndonjëherë pyesja veten se pse Sarri e lë si mbrojtës të majtë në qendër, kur te Ajaksi ka qenë gjithmonë djathtas”, tha Krol. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online