“Ndonjëherë duket sikur jemi për në Serinë B”, Murinjo zbulon prapaskenat: Mund të largohesha në dhjetor

Murinjo ka folur për mediat pas fitores 2-0 kundër Empolit, ku ka zbuluar edhe prapaskena që lidheshin me mundësinë e largimit të tij nga Roma. “Special one” është shprehur se pati mundësinë të largohej në dhjetor, por vendosi të qendronte me Romën, pavarësisht se gjendet në një ekip ku siç thotë ai “nuk mund të luajë çdo 3 ditë” me grupin e lojtarëve që ka. Murinjo i referohet ofertës që i mbërriti nga Kombëtarja e Portugalisë pas largimit të Santosit, por ai zgjodhi të vazhdonte projektin e tij me verdhekuqtë.

“Mendoj për çdo ditë, mund të isha larguar në dhjetor dhe në vend të kësaj të qëndroja këtu. Kjo është jeta ime, çdo ditë, çdo lojë. Ndonjëherë duket se jemi në vështirësi, thuajse në situatën për të shkuar në Serinë B. Në vend të kësaj jemi përpara, bashkë me ekipe të tjera që janë shumë të forta”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *