“Ndodhi kur ishte një ëndërr”/ Batha flet nga karantina: Është e vështirë stërvitja pa top, do jemi më të uritur

Izolimi i futbollistëve dhe stërvitja individuale për ta është një nga prioritetet që çdo ekip ka përcaktuar. Ndërprerja e kampionatit padyshim që do të ketë ndikim te gjendja fizike e lojtarëve. Ndaj edhe stafi kërkon që të mbaj sa më të karikuar lojtarët. Njëri prej tyre, Idriz Batha, tregon për Supersport se nuk është aspak e lehtë të stërvitesh pa shokët e ekipit. Batha shpreh keqardhjen për ndërprerjen e kampionatit në momentin e Tiranës, por premton një rikthim të fuqishëm të tyrin.

“Është e vështirë për ne të jetojmë pa futbollin. E kemi ndërtuar jetën në mënyrë të atillë që çdo gjë rrotullohet rreth punës për pasionin. Në mes është shëndeti ynë dhe i familjarëve tanë. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë, s’e kisha përjetuar, sikurse edhe luftën. Kjo është më e keqe, se të vjen atëherë kur nuk e pret. Ne na është dhënë një program stërvitor. Sigurisht nuk mjafton, pasi mund të vraposh e të bësh muskuj barku, por është tjetër gjë ajo që të jep qarkullimi i topit.

Kur nuk e prek topin e humbet ritmin e ndeshjeve. Nuk është për t’u habitur, ajo që ka thënë Pastore për një fazë përgatitore. Do ishte perfekte, por mund të përballohet. Kur të na thonë të stërvitemi, do të duhet pak kohë të marrim veten. Nuk mund të nisë direkt kampionati, pasi është shumë e vështirë për ne. Na vjen keq, pasi ishte një moment shumë i mirë për Tiranën. Ishte si një ëndërr që po e jetonim dhe e shijonim. Sikur u kthyem me këmbë në tokë. Ka edhe të mirën e vet, pasi kur të kthehemi mund të jemi akoma edhe më të uritur”- ka përfunduar Batha./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online