Armando Broja ka luajtur më shumë minuta se asnjëherë më parë me Chelsea kundër Southampton në transfertë. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 66 ndaj ekipit që e ngriti në pikën kulminante të karrierës.
Te Southampton jo vetém që nuk e kishin harruar sulmuesin shqiptar, por zgjodhën që ta falenderonin dhe respektonin për golat e shënuara në sezonin e shkuar. Në momentin kur Broja doli në nxehje te Chelsea kishte duartrokitje nga gjithë stadiumi i Southampton. /Sport Ekspres/