Thomas Muller kishte datëlindjen dje dhe dhurata më e madhe ishte fitorja e Bayern Munchen kundër Barcelonës në shifrat 2-0. Por gjermani nuk e festoi dot siç do ta dëshironte, për shkak të një ngjarje të ndodhur teksa po luhej përballja në “Allianz Arena”.
Disa persona kanë hyrë në shtëpinë e Muller duke arritur që të marrin bizhuteri dhe para që në vlerën totale arrinin në 100 mijë euro. Menjëherë pas përfundimit të takimit lojtari i Bayern është nisur drejt shtëpisë për të parë gjendjen plaçkitjes. /Sport Ekspres/