Ndodh rrallë, por Kapelo mbetet pa fjalë: Nuk e prisja Milanin deri këtu, ky lojtar i tyre është joreal për mua

Ndodh rrallë që Kapelo të mbetet pa fjalë. Këtë e ka arritur Pioli me punën e tij te Milani, teksa kuqezinjtë shkuan në gjysmëfinale të Champions League. “Kjo është një gjë e madhe, nuk di çfarë të them në këto momente. Askush nuk mund ta besonte se Milani mund të shkonte deri këtu”, tha Capello, dhe më pas vazhdoi:

“Ata e pësuan golin nga relaksimi, sepse ndoshta ishin të vetëdijshëm që ndeshje po përfundonte. Ishte bukur të shihje se si luftuan, sa sakrifikuan. Por Leao është një lojtar joreal. Është e pamundur ta ndalosh kur ai shkon në vrapim. Padyshim bën një ndryshim të madh në fushë, nëse nuk ke një lojtar të shpejtë, vështirë se mund t’i përgjigjesh Leaos”, tha Kapelo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *