Në takimin mes Chelseat dhe Valencias ka ndodhur një episod që ka hapur menjëherë diskutime të shumta në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një ndërhyrje “horror”, që ka ardhur në këmbët e futbollistit të Chelseat, Mount.
Coquelin e ekzagjeroi tërësisht që në minutën e 9 të takimit, duke vendosur takat mbi këmbët e futbollistit kundërshtar. Tërësisht e panevojshme në atë moment, por mbi të gjitha një rast që mund të shihej edhe për një ndëshkim me karton të kuq.
Por arbitrit nuk i duhej as VAR-i, pasi gjithçka ndodhi para syve të tij. Për këtë moment ai vendosi vetëm një ndëshkim me karton të verdhë për Coquelin, por që është më shumë sesa zemërgjerë në këtë rast për spanjollët, ndërsa Mount u detyrua të braktiste fushën e blertë. /Sport Ekspres/
Coquelin given yellow for this. ridiculous from him, should be off. https://t.co/HE00yYxOkR
— amadí (@amadoit__) September 17, 2019