Stuhia e madhe që ka përfshirë Sarandën sot ka shkaktuar dëme të mëdha. Mes tyre edhe një incident, teksa një person është dëmtuar dhe ka shkuar menjëherë në spital pasi i kanë rënë tendat e kalçetos. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka dalë me njoftim.
“Sot, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, si pasojë e motit të përkeqësuar, është rrëzuar tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /Sport Ekspres/