Paniku që ka pushtuar Ballkanin dhe Europën nga Koronavirusi ka bërë që autoritetet të nisin masat për të reduktuar sa munden tubimet e njerëzve apo vende si supermarket apo sheshe. Larg këtij izolimi nuk mund të rrite as futbolli. Në disa liga ndeshjet janë shtyrë e në disa të tjera janë luajtur pa tifozë. Pikërisht një ndehsje e tillë është zhvilluar gjatë kësaj të diele mes Shkupit dhe Renovës.
Në stadiumin me dyer të mbylluram tifozët e Shkupit nuk kishin ndërment ta linin skuadrën vetëm në këto javë të vështira që po kalo në klasifikim. Si alternative më e mirë tifozët pushtuan një pallat pranë stadiumit, object të cilin Federata e Futbollit nuk mund ta izolonte. Ndeshja e mbyllur me rezultatin 2-3 u ndoq nga dhjetra tifozë të cilët sfiduan përhapjen e epidemisë për pasionin e tyre./Sport Ekspres/