Ndodh në klubin e shqiptarëve në Gjermani, seancë stërvitore mes grushtave dhe shqelmave

Një situatë jo normale ka ndodhur tek skuadra gjermane, Hanover, atje ku luajnë Sulejmani dhe Muslija.

Dy lojtarët e këtij klubi, Simon Falette dhe Genki Haraguchi kanë debatuar me njëri-tjetrin fillimisht, por e kanë vazhduar deri në kontakt fizik përleshjen gjatë seancës stërvitore. Sipas burimeve brenda klubit, thuhet se të dy lojtarët kanë lëshuar grushta dhe shqelma drejt njëri-tjetrit. Fatmirësisht shokët e skuadrës nuk lejuan që situata të degjeronte në dhunë të madhe.

Lajmin e ka bërë te ditur vetë klubi në një njoftim zyrtar ku thuhet se vendimi për këtë ngjarje te pahijshme do të jepet nesër. Kryesia e klubit me shumë mundësi do t’i pezullojë si Falette dhe Haraguchi në mënyreë që kjo ndodhi të mos përsëritet. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online