Ndodh edhe kështu/ Të gjithë ëndërrojnë Botërorin, lojtari refuzon ftesën e Gjermanisë për në Katar 2022

Pjesëmarrja në një Kupë Botë është padyshim një nga ëndrrat më të mëdha që një lojtar ka për karrierën e tij. Shpesh futbollistët garojnë me njëri-tjetrin për të merituar ftesën, por ka edhe raste përjashtuese si ai i Jonas Hektorit.

Krahu i majtë i mbrojtjes mbetet një problem për Kombëtaren gjermane, prandaj Hansi Flik ka menduar të rikthejë Hektorin te “pancerat”. “Sky Sport Detschland” raporton se 32-vjeçari është ndjerë i vlerësuar nga një ftesë e tillë, por përgjigja ka qenë “jo”. Lojtari i Këlnit ka qenë pjesë e Kombëtares që nga viti 2014, por u tërhoq nga ekipi kombëtar në 2019-n./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *