Ndeshja e fundit e Norvegjisë që duhej të zhvillohej kundër Rumanisë u anulua pasi autoritet norvegjeze ndaluan skuadrën që të udhëtojë në Bukuresht. Pas rezultimit pozitiv të mbrojtësit Omar Elabdellaoui, janë karantinuar menjëherë futbollistët e tjerë. Por ndesha e Norvegjisë në transfertë kundër Austrisë do të zhvillohet pas dy ditësh.
Federata Norvegjeze e Futbollit ka emëruar një listë të dytë të futbollistëve që janë grumbulluar me lojtarë që kanë ardhur nga jashtë shtetit dhe do të improvizohen për të mos e humbur ndeshjen në tavolinë kundër Austrisë. Sigurisht që rrezikohet edhe turpërimi i Norvegjisë në një rast tërësisht të pazakonshëm, atje ku mungon mbi të gjitha edhe Haland me Odegard. /Sport Ekspres/
Norge reiser med et nytt lag til Østerrike, ledet av Leif Gunnar Smerud.
Her er de utvalgte. ??#sterkeresammen pic.twitter.com/fDM847SNcu— Fotballandslaget (@nff_landslag) November 16, 2020