Khabib Nurmagomedov vs Conor Mcgregor ishte ndeshja më e shikuar në historinë e UFC, pasi arriti 2.4 milionë blerje të PPV. Kjo sfidë u bë mjaft e rëndësishme, pasi Conor Mcgregor për shkak të ofendimeve ndaj fesë dhe familjes së rusit nga Dagestani.
Edhe pas fitores me dorëzim në raundin e 4-t, Khabibi nuk vendosi të linte gjithçka në të shkuarën, por së bashku me shokët e tij sulmuan të gjithë skuadrën e Mcgregor. Për 2 vite me radhë, Nurmagomedov nuk e harroi ofendimin e rëndë që i bëri Conor Mcgregor, duke u shprehur nëpër media se nëse do ta shikonte në rrugë, do ta dërgonte irlandezin në spital. Por pas vdek.jes së babait të tij, duket se urrejtja midis të dy luftëtarëve të kalibrit botëror është hedhur mënjanë dhe mbetet në të shkuarën.
“Rivaliteti im me të ngelet vetëm në kafaz. Nëse një njeri të uron që babai yt të bëhet më mirë, gjithçka duhet të mbarojë. E vetmja e përbashkët midis meje dhe atij është ndeshja që patëm në 6 tetor”- u shpreh Khabib./Elio Hajdari-Sport Ekspres/