Një gafë e vërtetë është ajo që ka ndodhur me Kombëtaren e Kamerunit. Federata e përfaqësueses afrikane ka treguar një mungesë profesionalizmi, që në fund i ka kushtuar mungesën e një prej yjeve të saj. Lojtari i Bajernit, Çupo-Moting, ishte në planet e trajnerit Konseiçao, i cili ka kërkuar që për sulmuesin të shkonte ftesa.
Këtë gjë menduan se kishin bërë edhe drejtuesit e Federatës së Kamerunit, por në të vërtetë në ngatërrim e-maili bëri që ftesa të mos mbërrijë asnjëherë në postën elektronike të Bajernit të Mynihut. Kjo ka bërë që lojtari të mos i përgjigjet thirrjes, duke humbur kështu ndeshjet me Kombëtaren e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/