Ndizet Superklasikja, incidente e debat për finalen Boka-River

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Jo vetëm në Argjentinë, por e gjithë bota pret me ankth finalen e Kupës Libertadores ndërmjet Boka Zhunjors dhe River Plejt. Një duel i jashtëzakonshëm, ndërmjet dy rivalëve historike, i cili ka nisur të ndizet dhe të ndihet në mënyrë të pabesueshme.

Kjo ndodhi në Argjentinë, kur debati se cila skuadër do ta fitojë ndeshjen, përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Dy persona u përplasën aq fortë, sa njëri prej tyre, i vuri flakën shtëpisë së “rivalit”. Incidenti u regjistrua në qytetin e Apostles në Misiones.

29-vjeçari Arturo denoncoi në polici, shokun dhe ish-kunatin e tij, Oskar, për zjarrëvënie të qëllimshme të shtëpisë, pas një debati rreth Superklasikes. Për fat të mirë, nga ngjarja nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *