Ndizet gjithnjë në prag të Kombëtares, Bekim Balaj nis sezonin me dopietë në Austri

Kombëtarja duket të jetë fatsjellëse dhe një motivim shtesë për Bekim Balajn. Shkodranin e kemi parë gjithnjë të ndizet përpara ndeshjeve të kuqezinjve duke tundur rrjetën me ekipin e tij. E zakoni vazhdon edhe sot, ku sulmuesi shtatlartë është ndezur sërish në prag të përballjeve që Shqipëria do të ketë në Ligën e Kombeve.

Me dopietë e ka nisur këtë sezon në Austri Bekim Balaj, që e ka shënuar emrin e tij në listën e golashënuesëve dy herë. Strurm Graz po luan kundër Innsbruck në takimin e vlefshëm për Kupën e Austrisë, të cilën ekipi i lojtarit shkodran po e fiton 5-0 që në pjesën e parë. Vetëm 4 minuta lojë kanë mjaftuar që Balaj të zhbllokojë shifrat e takimit, ndërsa në minutën e 29 realizon edhe golin e katërt të ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *