Ndizet derbi në familjen Rama, Olsi thumbon nipin e tij: Priti të bëhej “Air Albania“ të bënte tifozllëk për Tiranën

Tirana-Partizani duket se nuk luhet vetëm fushën e lojës, por edhe në shkallët e stadiumit mes tifozëve. Një “derbi” ka lindur edhe në familjen Rama, aty ku kundër njëri-tjetrit në kontekstin sportiv vihen edhe Olsi Rama me nipin e tij. Gregor Rama. Djali i kryeministrit të Shqipërisë ka zgjedhur ngjyrat bardheblu, ndërsa në një intervistë për “Top Albania Radio” deklaroi disa kohë më parë se ka zgjedhur identitetin, ndërsa xhaxhai i tij ideologjinë.

Por fjalët e tij kanë marrë edhe reagimin e drejtorit sportiv të Partizanit. I ftuar në emisionin sportiv “Paso“ në “”Top Albania Radio”, Olsi Rama nuk nguron edhe ta thumbojë nipin e tij, duke i theksuar faktin se e ka mbështetur Tiranën në stadium vetëm pasi u ndërtua “Air Albania”.

“Gregu le të vazhdojë ta kërkojë identitetin edhe jam gati ta përkrah kudo që ta ketë dhe sido që të jetë. E kam nip, kështu që do ta trajtoj mirë, patjetër! Gregu është një djal i mbarë, patjetër që është një artist… është në një dimension të vetin gjithmonë, patjetër që jetojmë në një demokraci edhe të gjithë kanë të drejtëne mendimit të tyre.

Por do i kujtoj Gregut vetëm faktin që përfitoj nga rasti që të bëhej Air Albania që të shkonte në stadium dhe të bënte tifozllëk për Tiranën. Mbase ishte edhe ogur i mirë për Tiranën se dolën edhe kampion, por nuk e di pastaj se ç’do të bëj në të ardhmen“, ka thënë Olsi Rama./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *