Ndizet derbi, kundërpërgjigjet “Tirona Fanatics”: Lidhje me qytetin, sa Braçja me basketbollin

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit nuk është i bukur vetëm për përplasjen sportive mes dy ekipeve, por edhe për atë që dhuron në tribuna. Gjithmonë krijohet ndjesia e Kombëtares, pasi stadiumi mbushet me kapacitet të plotë.

Këtë herë ka sërish një interesim të jashtëzakonshëm për derbin e parë në këtë kampionat të ri. Thumbimet e para ka nisur nga ana e dy grupimeve të tifozerive. Fillimisht do të ishin “Ultras Guerrils” që ironizuan me postimin: “Të dielën luajmë ndaj ekipit që e dominojmë që prej gjenezës! Tifozeria e kuqe të bëhet gati për spektaklin e radhës në tribunë dhe të mbështesë Legjendën. Takimi luhet në stadiumin “Dinamo” në orën 19:00 sepse Refiku paska paguar më në fund dritat. Gjithsesi, duke shpresuar që miu të mos hajë sërish telat, shkojmë të gjithë së bashku për t’u shtrirë kabllin”.

Por nuk mund të mungonte edhe “Tirona Fanatics”, për të postuar një tjetër ironi, me një banderolë të hapur më herët: “Ju keni lidhje me qytetin, aq sa Braçja me basketbollin”. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online