Ndizej vetëm sa herë luante ndaj Partizanit, sulmuesi që zhgënjeu te Teuta firmos me ekipin e Goran Pandev

Pepi Gorgiev ka dështuar te Teuta dhe ka zhgënjyer të gjithë në Durrës që prisnin se lojtari do të mbante peshën e sulmit. 27-vjeçari ndizej vetëm kur luante ndaj Partizanit, teksa arriti t’i shënonte në të dy ndeshjet.

I larguar nga kampionët e Superiores, Pepi Gorgiev ka firmosur me Akademija Pandev në Maqedoninë e Veriut. Ky ekip është krijuar nga futbollisti i njohur Goran Pandev dhe gjendet në vendin e dytë, vetëm një pikë më shumë se Shkëndija e Teotvës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *