Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, duket se është ndëshuar për një ngjarje të javës së shkuar, sepse sot ka qëndruar në stol për 90 minuta, në Lajpcig.
Hamburgu u mund në shtëpi javën e shkuar, duke pushuar trajnerin, ndërsa Mavraj kishte marrë shiritin e kapitenit, ndoshta për faktin se përballej me ish-ekipin e tij. Shiriti i përkishte grekut Papadhopulos, ndërsa trajneri Gisdol tha pas ndeshjes se nuk e dinte pse Mavraj doli me shirit në fushë.
Gisdol iku dhe tashmë drejtimin e ka marrë Bernd Hollerbach, i cili ka kaluar te skema me 3 mbrojtës dhe ka ulur në stol Mavrajn. Gjithsesi, më shumë se skema, ulja në stol për Mavrajn duket një ndëshkim nga klubi, për prishjen e hierarkisë në skuadër dhe mungesën e disiplinës.
Pa Mavrajn, Hamburgu mori një pikë të artë sot, duke barazuar 1-1 në Lajpcig.