“Ndeshjet kanë intrigat e veta”, Ahmataj pas përmbysjes: Na duhej një fitore e tillë që të nxjerrim zjarrin dhe egërsinë tonë

Një ndeshje plot befasi ishte ajo e sotmja mes Kukësit dhe Tiranës. Në “Air Albania” nisën shumë shpejt brohorimat festive. Një prekje ‘magjike’ e Deliut në minutën e 14 e dërgoi topin përtej vijës fatale, pavarësisht përpjekjes së Tafasit për të nxjerrë sferën nga porta e tij. Por ky gol nuk e demotivon Kukësin, madje as disavantazhi numerik me të cilin do të përballeshin më pas.

Beshiraj tundi rrjetën në minutën e 53-të, ndërsa në të 79-n Momoh ktheu situatën përmbys. Verilindorët bënë me makthe për një moment bardheblutë, duke i dërguar një hap larg humbjes. Megjithatë, spektakli sapo kishte filluar. Tirana zgjohet shpejt dhe kundërpërgjigjet me anë të Përgjonit në minutën e 86 të takimit.

Kur pritej në ndeshja të shkonte në baraspeshë, Kaina bëri befasinë e madhe dhe në minutën e 91-të përmbysi rezultatin në 3-2. Një fitore mjaft e rëndësishme për Tiranën, që përfiton nga barazimi mes Partizanit dhe Egnatias për t’ju afruar në renditje. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Ahmataj (Tirana): “Gjithmonë ndeshjet kanë historitë e veta, intrigat e veta brenda. Tiranës i duhej një fitore e tillë që të nxirrte atë zjarrin dhe egërsinë e vetë. Tiranës i duhet i zjarri. Duhet më shumë përqendrim. Qarkullimi i topit është arma shumë e fortë që ka një skuadër që do të fitojë. Nuk është vënë asnjëherë në dyshim që ne jemi gati për të qenë në ‘final four’. Tirana gjithmonë do të jetë pretendente, siçka qenë gjithmonë në historinë e saj. Ne do japim maksimumin për të qenë aty”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *