Ndeshjet e sotme të Superiores, nuk ka vetëm Tirana-Partizani

Barazimi pa gola në derbi mes Tiranës dhe Partizanit ditën e djeshme ka mbajtur të pandryshuar renditjen e përgjithshme të Super Ligës. Sot në orën 13:45 do të luhen dy sfidat e para mes Skënderbeut dhe Lacit si dhe Vllaznisë dhe Bylisit. Korçarët janë duke kaluar një formë jo të mirë dhe do të kërkojnë një fitore për tu larguar nga “ zona e ftohtë” ndërsa nga ana tjetër Laçi vjen nga një fitore spektakolare me Apolloninë e Fierit dhe do të kërkojë të mbajë këtë ritëm edhe ndaj Skënderbeut.

Në krahun tjetër Vllaznia ka mundësinë e artë për të marrë kreun e klasifikimit pas barazimit të Partizanit me Tiranën. Shkodranët humbën derbin e veriut ndaj Kukësit me rezultatin 2-4, por në këtë përballje do të kërkojnë me patjetër fitoren.

Ndërsa Bylisi, i cili nuk ka arritur asnjë fitore në këtë kampionat mund të kënaqet dhe me një barazim në fushën e vështirë të Shkodrës. Kjo sfidë është mjaft interesante pasi vitin e kaluar të dyja skuadrat luftuan deri në javën e fundit për qëndrimin në Superligë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online