Federata Italiane e Futbollit ka zgjedhur që të reagojë në mënyrë simbolike kundër situatës që po ndodh në Ukrainë. Pas lu.ftës së nisur nga Rusia, mediat italiane raportojnë se të gjitha ndeshjet do të nisin 5 minuta me vonesë.
Pra të gjitha takimet e Serisë A dhe niveleve të tjera të futbollit në Itali do të nisin me vonesë si shenjë proteste ndaj Rusisë dhe duke kërkuar mbizotërimin e paqes në këtë kohë jo normale që po përjetojmë. /Sport Ekspres/