“Ndeshje të çmendura, nga 3-0 në 3-3”! Strakosha i mahnitur nga Anglia dhe i paralajmëron: Futbollin e dashurova nga babai

Thomas Strakosha ka dhënë një intervistë të gjatë për “The Guardian” duke komentuar gjendjen e Shqipërisë në grupin kualifikues të Botërorit. Përpara ndeshjes me Anglinë, portieri shqiptar ka shfrytëzuar momentin për t’i shkelur syrin ekipeve në “Premier League”.

I dashuruar me futbollin që luhet në këtë vend, teksa pret që të largohet nga Lacio pasi është lënë në stol nga Pepe Reina. Gjithashtu Strakosha ka paralajmëruar Anglinë se Shqipëria ka kombinimin perfekt mes lojtarëve që sjellin kultura të ndryshme nga vendet ku luajnë, për të ëndërruar pjesëmarrjen në Botëror.

“Përballja me Anglinë është shumë emocionuese për ne dhe një moment shumë i madh për të gjithë sepse mendoj se Anglia ka disa nga talentet më të mira në botë dhe mendoj se Premier League është liga më e mirë në botë. Të luash kundër lojtarëve nga Anglia është gjithmonë emocionuese dhe të luash kundër tyre të lejon të dish se je në një nivel për të garuar me ta.

Më pëlqen se si ata luajnë në Premier League. Luajnë kaq shpejt, ka kaq shumë goditje dhe ka kaq shumë punë për të bërë. Më pëlqen të bëj shumë punë, pasi më lejon të tregoj më të mirën time dhe të ngre adrenalinën time. Unë besoj se Premier League është futbolli më i mirë: shpejtësi, reagimi që mund të shihni në lojë. Ju shikoni ndeshje që janë 3-0 deri në minutën e 88-të dhe përfundojnë 3-3.

Kanë momente të çmendura në Premier League, dhe tifozët janë kaq afër fushës, sa është e pabesueshme. Do të dëshironit të luanit dy ndeshje në ditë për shkak të ndjenjës së pabesueshme. Kur kam qenë për të luajtur ndeshje miqësore kundër ekipeve angleze, atmosfera ishte e jashtëzakonshme.

Unë kam qenë i dashuruar me futbollin që kur isha i ri për shkak të babait tim që luante. Edhe unë u dashurova shumë herët me portën. Më pëlqente të vishja dorezat, të shihja babanë tim që kap topin dhe të ruante goditjet për të ndaluar shënimin e ekipeve. Për mua ishte dashuri me shikim të parë. Te Shqipëria vjen çdo lojtar nga një vend tjetër. Mund ta shihni stilin e ndryshëm. Ne jemi mjaft të zgjuar, mund të vjedhim ide nga njëri-tjetri dhe të bëjmë kombinimin perfekt

E vetmja gjë që duhet të bëjmë tani është të jemi mjaft të pjekur dhe ta marrim ndeshje për ndeshje për të bërë realitet ëndrrën tonë për të shkuar në Kupën e Botës. Por mendoj se kemi talentin e duhur dhe me stafin dhe trajnerin kemi një situatë të mirë për të mbledhur stilet nga vende të ndryshme për të krijuar një stil të një skuadre në Shqipëri”, tha Strakosha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online