Ndeshje në çdo tre ditë! Premier League merr vendimin që ndryshon festat e shqiptarëve, Krishtlindjet dhe Vitit i Ri do të kalohet me Armando Brojën

Premier League është i vetmi kampionat ndër kryesorët në Europë që gjatë periudhave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, nuk njeh pushim. Për këtë arsye kampionati anglez ka shikueshmërinë maksimale në këtë periudhë.

Ndërkohë për herë të parë, shqiptarët do ta shohin më tepër se kurrë Premier League gjatë kësaj kohe. Armando Broja quhet arsyeja! Premier League ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të klubeve dhe ka vendosur që ndeshjet të mos shtyhen.

Pra Southampton do të zbres në fushë në datën 26 dhjetor, në datën 28 dhjetor dhe në datën dy janar. Disa klube u deklaruan kundër daljes në fushë gjatë kësaj hapësire kohore, por me shtyrjen e shumë ndeshjeve në këto javë për shkak të COVID, në Angli nuk duan që ta ngatërrojnë më tej kalendarin e ngjeshur. Pra le të themi se festat tona do të kalojnë me Armando Brojën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *