Ndeshje ku nuk falen gabimet! Nis faza “play off“ e Kategorisë së Parë, koha për të treguar sa e meritojnë Superioren

Kategoria e Parë ka përfunduar dhe tashmë për një pjesë të ekipeve nis faza më e vështirë. Ditën e sotme do të luhen ndeshjet e para të turit të “play off“-eve për t‘u ngjitur në “Abissnet Superiore”. 4 skuadrat e renditura nga vendi i 3-të deri në të 6-in do të përballen mes tyre në një fazë ku nuk falen gabimet.

Tërbuni sfidon Apoloninë në “Loni Papuçiu”, ndërsa Korabi pret Tomorin në shtëpi në një duel që do të nxjerrë fituesin pas të paktën 90 minutave. Takimet janë me eliminim direkt dhe nuk do të ketë ndeshje kthimi pas ditës së sotme.

Fituesi e secilit çift do të përballen më pas me njëri-tjetrin në një tjetër finale, për të mësuar më pas se cili do të jetë ekipi që do të sfidojë skuadrën që do të mbyllë kampionatin në vendin e 8 në “Abissnet Superiore”. Pikërisht këtu qendron edhe vështirësia më e madhe, e cila do të shërbejë si një provë e fortë për të treguar se sa e meritojnë një vend mes 10 më të mirave të futbollit shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Faza “play off” e Kategorisë së parë

16:00 Apolonia – Tërbuni

16:00 Korabi – Tomori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *