“Ndeshje kokë më kokë për titull”, kreu i Lazios sfidon Juventusin: Play off? Nuk është e drejtë të jetë Interi me Atalantën

Ky sezon i Serie A ka padyshim një nga më të bukurit e viteve të fundit, teksa këtë herë nuk kemi vetëm një Juventus që ka vendosur hegjemoninë e vetë dhe e ka pa pengesa rrugën drejt titullit kampion. Përkundrazi lufta për titull ka qenë e ndezur dhe në valle për të u futën edhe Interi e Lazio, me këta të fundit që janë vetëm 1 pikë larg kreut. Kjo ka bërë që të gjithë të mendojnë se dëshira e zjarrtë e Lotitos për t’u rikthyer sa më shpejt kampionati është pikërisht për shkak të urisë së madhe për Skudeto, duke lënë mënjanë sigurinë shëndetësore.

Ndërkohë në një intervistë për “La Repubblica”, presidenti i Lazios hedh poshtë këtë ide, duke përdorur argumentin se anullimi i kampionatit do i sillte Champions League dhe 4 muaj paga të kursyera. Ndërsa sa i përket hipotezës për play-off në mënyrë që të zgjidhet dilemma për titullin kampion, Lotito shprehet kundër, pasi Atalanta dhe Interi janë shumë larg tyre me pikë dhe nuk e meritojnë të jenë pjesë e një faze të tillë. Për këtë arsye hedh një tjetër propozim, të luajë një ndeshje kokë më kokë me Juventusin, të cilin thotë se e kanë mundur dy herë këtë sezon.

“Nëse ata do t’a pezullonin tani, unë do të isha në Ligën e Kampionëve dhe do të kurseja katër muaj në paga. Play off? Sot unë jam një pikë prapa Juventus, por në ndeshjen e parë fitova 3-1 dhe gjithashtu në Superkupën Italiane e mposhta atë 3-1. Dhe ne ende duhej të luanim kthimin. Për drejtësi një ekip si Interi, i cili ka 8 pikë më pak se ne, ose Atalanta, që ka 14 pikë më pak, më thoni nëse do të duhej të ishin të përfshirë?  Unë do të pranoja një ndeshje ballë për ballë me Juventusin”, ka deklaruar ndër të tjera Klaudio Lotito./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online