Ndeshje fantastike kundër Spanjës në transfertë, Armand Duka duartroket Kombëtaren: Shqipëria premton për të ardhmen

Armand Duka ka reaguar menjëherë pas përfundimit të takimit me Spanjës dhe Shqipërisë. Kuqezinjtë kanë humbur me shifrat 2-1, por janë larguar me kokën lartë nga kjo transfertë. Goli i Dani Olmos në minutat e fundit do të vendoste edhe historinë e takimit. Ndërkohë kreu i FSHF, Armand Duka, ka duartrokitur Kombëtaren për paraqitjen e bërë.

“Një skuadër që premton për të ardhmen, që i ka të gjitha mundësitë te na bëjë shumë krenarë. Me pak korigjime e me më shumë përqëndrim mund të arrijmë objektivat e mëdhenj që ne kemi vendosur. Të vazhdojmë rrugëtimin tonë rritës. Përjetë kuqezi”, shkruan Armand Duka në “Facebook”. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *