Kombëtarja e Edi Rejës paraprihet nga një fitore spektakolare e 21-vjeçarëve të Alban Bushit. 1-5 shënonin shifrat në fund të takimit, me kuqezinjtë që si rrallë herë fitonin me goleadë. Por ajo çfarë e bënte edhe më të bukur këtë triumf ishte se kundërshtar kishin Austrinë kryesuese të grupit.
Një ndeshje që tregoi brumin dhe fuqinë e vërtetë të Superiores si dhe aftësitë e trajnerit Bushi. Një strateg i vërtetë me përgatitjen e bërë të takimit deri në detaje, ndërsa godet edhe me zëvendësimet e bëra. Në minutën e 53-të Dobra dhe Muçi shkelin këmbën e tyre në tapetin e blertë. Vetë, 11 minuta kanë mjaftuar dhe kanë shpërblyer besimin e Bushit me golin e 3-të të Shpresave të Shqipërisë.
Dobra futet bukur dhe shërben për talentin e bardhebluve të Tiranës, i cili ballë për ballë me portierin kundërshtar nuk e ka pasur aspak të vëshirë të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të dërgojë topin në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/