Ndeshja ndaj Napolit i tregon të gjitha, Inzagi i jep mesazhin Asllanit se është zgjedhje e katërt

Interi mori një fitore me mjaft vlera kundër Napolit mbrëmjen e sotme. Edhe këtë herë, Asllani e pa veten në stol, duke mos u aktivizuar për asnjë minutë në fushën e lojës. Mesazhi duket se është i qartë për mesfushorin shqiptar, i cili nëse dëshiton minuta në këmbë, atëherë duhet të provojë huazimin.

Inzagi e ka bërë të qartë hierarkinë e tij dhe nuk ka ndryshuar as në këtë vit të ri kalendarik. Megjithëse u soll në “San Siro” si zëvendësuesi i Brozoviçit, trajneri i Interit preferon të improvizojë Çalhanoglunë kur mungon kroati dhe jo të aktivizojë Kristjan Asllanin. E njëjta gjë ndodhi edhe mbrëmjen e sotme, ndërsa në momentin e zëvendësimeve zgjedh të hedhë në fushë Galjardinin. Me sa duket Asllani është zgjedhje e katërt për Inzagin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online