Armando Broja pritet që ta nis për herë të parë si titullar në kampionat me Southampton. Sulmuesi shqiptar dha edhe provën e fundit në përballjen ndaj West Ham, duke krijuar më tepër raste të rrezikshme sesa e gjithë skuadra në 70 minuta. Nga ana tjetër Pep Guardiola ka pasur një kërkesë për tifozët.
“Qytetarët” fituan në shifrat 6-3 ndaj Leipzig, por stadiumi nuk ishte i mbushur me tifozë dhe kishte ende bileta pa shitur. Për këtë arsye, Guardiola është shprehur: “Ju lutem, na duheni të gjithë ndaj Southampton. Ata janë shumë të rrezikshëm dhe kanë lojtarë me shumë kualitete. Na duheni sepse edhe lojtarët tanë janë të lodhur. Ju ftoj të jeni në stadium”, ka thënë Guardiola. /Sport Ekspres/