“Ndeshja ishte 9-1, jo 4-1”, trajneri i Spanjës: Pa fyer askënd, por ne jemi ekipi më i mirë

Ashtu siç edhe pritej, Spanja fitoi mbrëmjen e sotme me goleadë kundër Gjeorgjisë. Ndeshja përfundoi me shifrat 4-1, por për De La Fuenten rezultati duhej të ishte edhe më i thellë. Trajneri i Spanjës ka deklaruar në konferencë për shtyp se drejton ekipin më të mirë në këtë Europian

“Rezultati ishte i gënjeshtërt, sepse ndeshja ishte 8-1 ose 9-1. Me gjithë respektin për të gjitha Kombëtaret dhe të gjithë lojtarët, sigurisht që pa dashur të fyej askënd, por mendoj se kemi ekipin më të mirë. Kemi lojtarët më të mirë. A do të thotë kjo se ne do të fitojmë? Do të luftojmë për këtë gjë”, ka deklaruar Luis De La Fuente./Halit Delibashi-Sport Ekspres/