Ndeshja e veçantë/ Sot luan përballë atyre që e quajtën budalla, Kamberi pret hakmarrjen e ëmbël

Florian Kamberi u transferua në limitet e merkatos në radhët gjigantëve të Skocisë, skuadrës së Rangersit. Vetë futbollisti do të shprehej tejet i lumtur për këtë hap të madh në karrierën e tij, duke deklaruar madje edhe se Rangers ishte një klub i madh dhe tifozët e tij janë më të mirët në Skoci. Por kjo nuk u prit mirë nga mbështetësit e Hibernian, duke ditur edhe faktin se Kamberi iu bashkua skuadrës nga Glasgow me huazim deri në fund të sezonit me të drejtë blerje më pas, madje nuk nguruan ta quanin budalla.

Edhe mediat skoceze nuk do i kursenin kritikat e tyre për sulmuesin kuqezi. Megjithatë Kamberi arritit të debutonte disa minuta që në takimin e parë me klubin e Rangers, ndërsa ndeshja e radhës do të jetë pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, Hibernianit. Por Gerrard po mendon të mos e hedhë në fushë nga minuta e parë prurjen më të re të Kombëtares shqiptare. Kjo me të vetmen arsye për të hequr presionin që Florian Kamberi mund të ketë, duke marrë parasysh se kundërshtarë do të jenë ish-shokët e tij të ekipit si dhe për vetë situatën e krijuar prej deklaratës së tij. Megjithatë, trajneri Gerrard ka folur me superlativa për sulmuesin, duke lënë të kuptohet se do të jetë një pjesë e rëndësishme në planet e tij deri në fund të sezonit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online