Florian Marku ka kaluar me sukses peshimet dhe është gati për ndeshjen e nesërme ndaj Mëeemba. Të dy shënuan peshën 66.2 kg, e cila i përkon divizionit Ëelterëeight. Marku ka një rekord të pamposhtur prej 6-0, ndërsa kundërshtari i tij, anglezi Mëeemba ka rekordin 4-1.
Kjo ndeshje është mjaft e rëndësishme për të dy luftëtarët e boksit, pasi një fitore do t’i hapte rrugën e titullit kampion të peshave mesatare. Florian Marku është zotuar se do ta fitojë këtë ndeshje me patjetër dhe inkurajon në një postim në instagram të gjithë shqiptarët që ta ndjekin. Ndeshja do të transmetohet në ora 20:00 në Tring Sport dhe gjithashtu do të jetë live dhe falas në Youtube. /Sport Ekspres/