Ndeshja e parë e Serisë A, media prestigjoze përcakton edhe datën e kthimit të futbollit në Itali

Nga Klaudio Ndreca

Futbolli shihet si një dritë shprese për të gjithë njerëzit, në secilin shtet ku do të nisë edhe ky sport, për të qenë sinjali i një beteje të fituar kundër pandemisë. Shumë kemi humbur nga përditshmëria jonë, ku mes tyre mund të përmendim pikërisht edhe largimin e futbollit.

Por ndërkohë ka ende shpresë, pavarësisht se në disa vende është gjetur zgjidhja me mbylljen e kampionatit në tavolinë. Media prestigjoze “Mirror” jep edhe një datë për ndeshjen e parë që do të luhet në Seria A.

Bëhet fjalë për datën 2 qershor, atëherë kur mendohet se do të jetë rikthimi i futbollit të luajtur në fushë. Nga ana tjetër, Konte paralajmëroi se në datën 4 maj nisin stërvitjet individuale, ndërsa në datën 18 maj do të mund që të stërviten në grup. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online