Ndeshja duhej të mbaronte 3-0, Pioli tregon pengun e madh pas fitores me Totenhemin: Duhej t’i kishim shënuar ato gola

Milani arriti që të fitonte me shifrat 1-0 ndaj Totenhem. Golin e vetëm të takimit e shënoi Diaz, por kuqezinjtë shpërdoruan shumë mundësi të tjera të pastra. Pas mbylljes së kësaj ndeshjes në Champions League, Pioli shprehu zhgënjimin e tij.

“Ishte një ndeshje e vështirë, e luftuar kundër një ekipi të fortë. Kemi luajtur një ndeshje të mirë, por e dimë se sa e vështirë do të ishte. Por sonte jam i kënaqur. Trajneri është gjithmonë i lumtur kur rishikon punën e bërë gjatë javës në fushë. Kam keqardhje për dy gola të munguar të De Ketelaere dhe të Thiaë”, tha Pioli. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online