“Ndërroi jetë në gjumë dje”! Zi për botën e futbollit, Franz Beckenbaueri i madh largohet nga jeta

Lot dhe trishtim për botën e futbollit, lajmi për vdekjen e Franz Beckenbauer u bë i ditur zyrtarisht sot në orën 17:12. Gjithçka e ka pohuar vet familja e tij. “Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se bashkëshorti im dhe babai ynë, Franz Beckenbauer, ndërroi jetë në gjumë dje, të dielën, i rrethuar nga familja e tij. Ju lutemi mbani zi në heshtje dhe mos bëni asnjë pyetje”, tha familja.

Gjermania i thotë lamtumirë futbollistit të saj ndoshta më të madh. Kampion bote si lojtar në vitin 1974 dhe si trajner në vitin 1990. Krijuesi i përrallës së verës në vitin 2006 dhe fituesi i Kupës së Europës me Bayernin. Franz Beckenbauer u tërhoq nga publiku në vitin 2015 pas vdekjes së djalit të tij 46-vjeçar. Që atëherë, edhe shëndeti i tij është përkeqësuar. Infarkti i syrit, operacioni në zemër, plus sëmundja e Parkinsonit ndikuan jo pak në shëndetin e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *