Ndërpritet ndeshja Gjermani-Danimarkë, vetëtimat dhe breshëri dërgojnë lojtarët në dhomat e zhveshjes

Është ndërprerë përballja e sotme mes Gjermanisë dhe Danimarkës. Shkak për këtë vendim janë bërë kushteet e vështira atmosferike. Një stuhi vetëtimash zbardhi qiellin e Dortmundit në momentin që po zhvillohej minuta e 35 e takimit.

Arbitri vendosi të ndërpriste ndeshjen për të garantuar sigurinë e lojtarëve. Skuadrat i janë drejtuar dhomave të zhveshjes, teksa më pas një rrebesh breshëri e bëri të pamundur përkohësisht rinisjen e lojës. Të dyja Kombëtaret janë në pritje për të mësuar nëse kjo sfidë do të vazhdojë sërish mbrëmjen e sotme apo do të riluhet në një moment të dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/