Marash Kumbulla ka folur për mikrofonin e “DAZN“-it para ndeshjes së sotme kundër Venecias. Mbrojtësi shqiptar ka sqaruar edhe atë situatë të ndodhur me Murinjon në seancën stërvitore. Trajneri portugez iu bashkua skuadrës si lojtarë përgjatë stërvitjes dhe mori një ndërhyrje nga Kumbulla.
Pas kësaj vetë “special one“ ka vendosur të bëjë edhe humor në rrjete sociale, duke e ndarë me ndjekësit e tij. Ndërkohë Kumbulla thotë se gjithçka mes tyre u mbyll me një përqafin. Kjo edhe për vetë faktin se mbrojtësi i Kombëtares sonë ishte i pafajshëm në gjithë këtë situatë.
“Ajo u mbyll me një përqafim, edhe sepse nuk është faji im në të vërtetë. Ishte një gjë e lezetshme dhe përfundoi atje”, ka thënë Marash Kumbulla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/